Futbollisti gjerman, Sebastian Rode, është zhdukur nga memoria e shumë fansave të Bundesligës. Ish-lojtari i Bajernit të Mynihut, i cili tashmë aktivizohet me skuadrën e Borusias së Dortmundit është në periudhën më të keqe të karrierës së tij.
Mesfushori po kalon një sezon për t’u harruar për shkak të një dëmtimi që e ka lënë shtatë muaj jashtë fushave të blerta që nga gushti i vitit të kaluar. Rode ishte në hapat e fundit të fazës së rikuperimit, por dëmtimi i tij ka marrë një kthesë për keq, dhe lojtari duhet t’i drejtohet përsëri dhomës së operacionit.
Sezoni i Rodes është mbyllur me 0 minuta në të gjitha kompeticionet, madje 27 vjeçari nuk ka qenë asnjeherë pjesë e stolit të skuadrës verdhezi gjatë shtatë muajve të fundit.