I gatshëm të sakrifikojë për Interin, Moratti: E lë cigaren, të më japin emocione të tjera

Massimo Moratti prej disa vitesh nuk është më presidenti i klubit të Interit, por gjithsesi lidhja e tij me zikaltërit vazhdon të jetë e fortë. Ish-kreu i skuadrës nga Milano shfaqet ende në “San Siro” kur këta të fundit luajnë, ndërsa së fundi ka dhënë një intervistë për mediat italiane. Moratti tregon edhe vesin e tij të të pirit duhan, por për Interin mund ta bëjë një sakrificë për ta lënë, duke ditur edhe faktin se në “San Siro”-n e ri nuk do të lejohet më pirja e cigareve. Gjithashtu ka përgëzuar trajnerin Conte për punën e bërë deri tani me ekipin, që e ka rikthyer edhe një herë në garë për titullin kampion.

“Nuk do të shkoj më në stadium pas vendimit? (Qesh) Jo, jo, e pranoj vendimin. Mund të rezistosh pa pirë një cigare edhe pse për shumë mund të jetë e vështirë. Në “San Siro” do të jetë e ndërlikuar që të dalësh jashtë për të pirë një cigare, por do të përshtatem. Për Interin jam i gatshëm ta bëj këtë sakrificë, më pas do të mendojë skuadra për të më dhënë emocione të tjera.

Conte është vërtet i mirë. Ai e di si të rivlerësojë të gjithë lojtarët dhe së bashku me aftësitë e mira jep edhe shpirtin e pasionin në punën që bën. Shpresoj që ata të fitojnë shumë, në mënyrë që unë të heq dorë nga cigaret e mia”, ka thënë Massimo Moratti./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online