Rusia nisi një s.ulm ndaj Ukrainës dhe kampionati është pezulluar në këtë vend të goditur tanimë. Lojtarët dhe stafet e ekipeve janë duke kërkuar largimin dhe strehimin për të qenë në vend të sigurt.
Ndërkohë ish-lojtari i Kombëtares, Andi Lila, ka ftuar dy ish-shokët e ekipit që luajnë në Ukrainë. Bëhet fjalë për Vladislav Naumets, Orest Kuzik, me të cilët ka qenë shok ekipi më parë. “Në këtë gjendje lu.fte që po kalon Ukraina, është koha për të treguar solidaritet dhe humanizëm.
Unë personalisht fola me dy miq të ngushtë nga Ukraina, Orest Kuzik, Vladislav Naumets. I ftova në Shqipëri me familjet e tyre! Kjo është gjithçka që mund të bëj për momentin, vetëm solidariteti njerëzor mund të fitojë në këtë lu.ftë”, shkruan Lila. /Sport Ekspres/