Shorti i rezervoi një përballje ferri Kukësit, që do të ndeshet kundër Wolfsburg në turin e dytë të “Europa League”. Diferencat mes këtyre dy skuadrave janë të ditura, pasi po flasim për një ekip që është pjesë e Bundesligës dhe ka prekur zonën europiane. Por pavarësisht kësaj, vetëm Safet Gjici nuk duket i trembur te Kukësi. Në një intervistë për “Supersport”, madje e ka nisur me shumë sportivitet duke u shprehur se të fortët kanë tërhequr më të fortin, duke vendosur theksin se ka shanse që të kalohet edhe Wolfsburgu.
“Do ta kalojmë Volfsburgun. I forti me të fortin or ti. Kuptohet që shorti është i vështirë. Por në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Nuk e dimë gjendjen e ekipit të Ëolfsburgut. Është mbi të gjitha ekip gjerman. Kukësi duhet ta vlerësojë. Nuk ka asgjë të lehtë. Kam bindje dhe besim që stafi dhe lojtarët do ta marrin seriozisht dhe pse jo të kualifikohemi.
Favorizuese është që luajmë brenda, por edhe Crvena Zvezda ishte ekipi i mirë, por Tirana e meritonte kualifikimin. Dihet çfarë vlera ka Ëolfsburgu, por edhe ne kemi vlerat tona, në fushë luajmë 11 kundër 11. Bonuse? Do ketë, por do ta shikojmë si do sillen në fushë. Ekipit nuk i kanë munguar premiot asnjëherë. E rëndësishme është që të luajmë futboll dhe të japim maksimumin. Duhet vlerësuar ekipi i Ëolfsburgut. Trajner Gega e ka në dorë të ndërtojë formacionin. E rëndësishme është të përqendrohemi”, u shpreh Gjici. /Sport Ekspres/