Mbrojtja e Shqipërisë është një pozicion i konsoliduar, me trajnerin Reja që ka një luks zgjedhjesh. Ismajli dhe Gjimshiti janë duke shkëlqyer në Serinë A, ndërsa kanë mbyllur sulmuesit më të mirë të kampionatit italian.
Nga ana tjetër Marash Kumbulla është garanci e shtuar, ndërsa Reja nuk harron asnjëherë edhe Kastriot Dërmakun. Mbrojtësi me muskuj të fortë dhe një luftëtari i vërtetë për duelet fizike është thirrur për ndeshjet e muajit mars që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.
Për këtë futbollist kishte disa dyshime për shkakun se ka 9 ndeshje pa luajtur me Lecen pasi ishte dëmtuar. Megjithatë mbrojtësi shqiptar pritet që të luajë të shtunën për ta nisur nga stoli fillimisht, ndërsa ftesa e Kombëtares është siguruar për të. /Sport Ekspres/
ne mbrojtje jemi bomb thuet por sado mire qe jemi prap ham gola ahhahah