I fiksuar pas makinave të shtrenjta! Zbulohet “bisha” e blerë nga Erling Haland, kushton 320.000 euro

Erling Haaland po terrorizon portierët në Premier League dhe Champions League. Këtë sezon shënoi 45 gola në të gjitha ndeshjet dhe tregoi klas. Pak ditë më parë, Erling Haaland zbuloi “magjinë” e suksesit të tij. Sekreti fshihet në qumështin e zakonshëm të lopës, të cilin norvegjezi e pi në sasi të madhe.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se Erling Haaland është i dashuruar pas makinave. Mediat angleze zbuluan se norvegjezi ka marrë një Rolls-Royce Cullinan Lux SUV. Sulmuesi erdhi me të në seancën e fundit stërvitore dhe paparacët anglezë nuk mund të mungonin. Menjëherë u mësua se modeli bazë i këtij SUV kushton 320.000 euro. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *