I falën gëzimin më të madh 4 vite më parë, Bonucci vjen me dhuratën e bukur për spitalin italian

Një gjest për tu përshëndetur vjen nga Leonardo Bonucci. Mbrojtësi i Juventusit ka bërë një akt human, teksa i ka dhuruar spitalit “Qyteti i Shëndetit” një shumë prej 120 mijë eurosh. Ishte pikërisht ky spital që 4 vite më parë i shpëtoi jetën djalit të futbollistit Italian dhe ky i fundit nuk e ka harruar një gjë të tillë.

Kjo sasi parash është një mënyrë që Bonucci së bashku me bashkëshorten e tij kanë zgjedhur për të falenderuar dhe shpërblyer kështu mjekët që i falën gëzimin më të madh në jetë. Ky ishte edhe momenti i duhur për një dhuratë të tillë, pasi spitalet italiane janë në një luftë të madhe me virusin Covid-19, që e ka dërguar systemin shëndetësor në Itali drejt kolapsit. E gjithë shuma prej 120 mijë eurosh do të përdoret nga stafi mjekësor për t’u pajisur me materialet e nevojshmë në mënyrë që të përballojnë me sa më tepër sukses këtë betejë me Koronavirusin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online