I dukej si në “Champions League”, pengu i Edgar Çanit: E tmerrshme, shënova datën në kalendar

Edgar Çani nuk po përjeton një moment të mirë te Viboneze në Serinë C. Madje situata ka mbërritur deri aty aqsa presidenti i klubit doli hapur se blerja e sulmuesit shqiptar ishte një gabim. Gjithsesi ndeshja e radhës për Vibonezen do të jetë kundër Barit.

Pikërisht skuadrës ku Edgar Çani ka përjetuar momente shumë të mira, në disa raste duke ngritur peshë edhe tifozët. Pengu i madh i këtij futbollisti është se nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje, madje duke shënuar edhe datën në kalendar. Asnjëherë nuk harron dy golat me fanellën e Barit kundër Novaras, në një stadium të mbushur prej 50.000 spektatorësh, që e bëri të ndihej sikur të luante në “Champions League”

“E tmerrshme. Unë e kisha shënuar në kalendar me të kuqe datën kur do të luaja kundër Barit. Rruga ime atje nuk duhej të kishte përfunduar kurrë, fatkeqësisht, por klubi nuk gjeti akordin me Katanian për qendrimin tim. Shumë keq, një endërr e thyer e imja dhe do të mbetet një keqardhje e madhe.

Kur mbërrita te Bari, ekipi ishte në zonën e rënies, në mars klubi dështoi, por pati një reagim të çmendur me qytetin me ndeshje të jashtëzakonshme. Dy golat e mi në ndeshjen me Novaran që ai na dërgoi për të luajtur në “Play off”, është një nga momentet më të arta të karrierës time. Përpara 50 mijë spektatorëve: “Më dukej sikur isha në “Champions League”, ka thënë Edgar Çani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online