I dolën faktet se kishte paguar 1.4 milionë personin në Komitetin e Arbitrave, reagon Barcelona: Është normale të ndodhi në klube të mëdha

Jose Maria Enriquez Negreira është një ish-arbitër spanjoll dhe një nga njerëzit kryesorë në komitetin e arbitrave të La Ligës. Përveç kësaj, Enriquez kishte biznese private dhe rezultoi se Barcelona i kishte paguar një prej kompanive të tij 1.4 milionë euro në tre vite.

Mediat katalanase publikuan informacionin se Enriquez Negreira është ndër personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi për korrupsion. Në hetim, prokurori zbuloi gjëra të ndryshme të dyshimta, si dhe pagesa që vinin nga Barcelona.

Kështu, gjiganti katalanas, nëpërmjet kompanisë DASNIL 95 SL, e ka paguar atë për ‘këshilla teknike’. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Barcelonës nëpërmjet një deklarate zyrtare ku shpjegon se kjo ndodh në çdo klub të madh futbolli.

“FC Barcelona dëshiron të sqarojë se ka përdorur në të kaluarën një konsulent teknik të jashtëm, i cili ka ofruar video-raporte teknike për lojtarët e rinj në sekretariatin teknik të klubit. Përveç kësaj, marrëdhënia me vetë ofruesin e shërbimit të jashtëm është zgjeruar për të përfshirë raportet teknike në lidhje me arbitrimin profesionist për të plotësuar informacionin e kërkuar nga ekipi i parë dhe stafi i trajnerëve rezervë, që është praktikë e zakonshme në klubet profesionale të futbollit.

Aktualisht, ky lloj shërbimi i porositur nga jashtë ofrohet nga një specialist i caktuar në Departamentin e Futbollit. FC Barcelonës i vjen keq që ky informacion vjen pikërisht në momentin më të mirë sportiv të sezonit aktual.

FC Barcelona do të marrë masa ligjore ndaj kujtdo që dëmton imazhin e klubit me insinuata të mundshme kundër emrit të mirë të subjektit që mund të lindë si rezultat i këtij informacioni”, shprehet klubi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *