“I dinim pikat e dobëta të Kukësit, tani e ka radhën Tirana”, Lushkja tregon objektivat: Titulli? I kemi cilësitë

Laçi ka marrë nëj fitore shumë të rëndësishme, duke mposhtur ditën e sotme Kukësin me rezutatin 1-2. Tre pikë mjaft të vlefshme këto, që vijnë kundër një skuadre pretendente për titullin kampion. Në një intervistë të dhënë për “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, Regi Lushkja zbulon se ekipi i dinte pikat e forta dhe të dobëta të verilindorëve. Lojtari i Laçit tregon ndryshimin që ka ardhur në skuadër me emërimin e Josës trajner, si dhe beson edhe te objektivi për titull kampion.

“Ishte një fitore shumë e rëndëishme. E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë. I dinim pikat e forta dhe të dobëta që kishte skuadra e Kukësit. I shfrytëzuam ato mundësi që na u dhanë që në fillim të ndeshjes dhe bëmë dy gola të shpejtë. Pastaj mendoj se e kontrolluam mirë. Kemi disa ndeshje që janë shumë të forta. Të parën, Kukësin, e kaluam me sukses. Tani presim Tiranën. Shpresoj të kemi një ndeshje dinjitoze me Tiranën, që ta vlerësojmë maksimalisht sepse është ekip shumë i fortë.

Me trajnerin Josa kemi shumë lirshmëri në fushë. Kjo na bën që të jemi më mirë. Filluam kampionatin në mënyrë jo të mirë, pastaj e kemi marrë veten. Me afrimin e trajnerit Josa na është kthyer qetësia në ekip dhe çdo gjë është duke shkuar shumë mirë.

Ne e dinim edhe forcën e Kukësit. E dinim që do ishte ndeshje shumë e vështirë dhe delikate. Kaluam në avantazh shumë shpejt dhe Kukësi na vuri prapa në vështirësi. Minutat e fundit janë të vështira dhe duhet lu.ftuar që ta mbash rezultatin. Dihet që në fund del shumë i lumtur kur del me tre pikë. Profesori na uroi dhe na dha të gjitha meritat për ndeshjet dhe sakrificat që bëmë gjatë gjithë ndeshjes.

Titulli? Ekipi ka shumë lojtarë që janë me shumë cilësi të mirë dhe pse jo të tentojmë diçka më lart. Problemi është se kemi lënë shumë pikë në fillim të kampionatit dhe kjo na ka penalizuar disi. Por me kalimin e kohës e kemi marrë veten dhe pse jo të mos pretendojmë për më shumë. Cilësitë dhe mundësitë i kemi”, ka thënë Regi Lushkja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online