I dhanë shembull botës me dashurinë për nënën! Hakimi akuzohet për për.dhunim: I ngriti rrobat pa dëshirën e 23-vjeçares

Në Botërorin e Katarit i dhanë shembull botës me dashurinë për nënën, por jashtë fushës, lojtarët e Marokut kanë fytyrë tjetër. Të hënën, policia franceze nisi një hetim ndaj Achraf Hakimit për përdhun.imin e mundshëm të një 23-vjeçareje që denoncoi futbollistin maroken, por nuk ngriti padi.

Edhe pse padia nuk u bë, prokuroria vendosi të hetojë të gjitha rrethanat në të cilat dyshohet se ka ndodhur sulmi seks.ual dhe tashmë Hakimi përballet me akuza të rënda.

Me sa duket, gjithçka filloi me bisedën në Instagram. Vetë akti ka ndodhur të shtunën, më 25 shkurt, kur Hakimi ishte vetëm në shtëpi dhe gruaja e tij Hiba Abouk ishte në Dubai me fëmijët.

Vajza pretendon, sipas Le Parisien, se Hakimi e puthi, i ngriti rrobat dhe nisi të vepronte pa dëshirën e saj, pavarësisht se ajo i kërkoi të mos e bënte këtë dhe u rebelua për këtë

23-vjeçarja, shkruan Le Parisien, më në fund arriti të çlirohej duke e shtyrë Hakimin me këmbë. Më pas ajo dyshohet se i dërgoi një SMS një shoku që erdhi për ta marrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *