I dha shumë Kombëtares së Shqipërisë, lojtari që pritej edhe në Superiore var këpucët në gozhdë

Migjen Basha ka vendosur që të mbyll përfundimisht karrierën e tij. Futbollisti që i dha shumë Kombëtares së Shqipërisë në kohën e Europianit të Francës ka njoftuar në rrjetet sociale se nuk do të vazhdojë më futbollin e luajtur. Njëkohësisht për Bashën u përfol shumë edhe sa i përket lëvizjes në Superiore, por kjo nuk ndodhi.

“Ka ardhur koha për ta kthyer faqen …

Unë arrita të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi që filloi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në atë katrorë. Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrova edhe ngjyrat e vendit tim

Dua të falënderoj këtu të gjithë ata njerëz që më mirëpritën me krahë hapur dhe më ndihmuan të ndihem rehat

Inkurajimi nga familja ime, miqtë, mbështetësit, shokët e skuadrës, anëtarët e stafit dhe madje edhe kundërshtarët! Të gjithë ata disi më dhanë forcën për të luftuar në çdo top ??

Faleminderit të gjithëve për atë që më keni dhënë gjatë rrugës

Është koha për t’i thënë lamtumirë karrierës sime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *