I detyron Peter Olainka, prestigjozja “Marca” shkruan edhe për klubet e Superiores

Goli i shënuar nga ana e Peter Olainkës në takimin ndaj Interit, në atë barazim me rezultatin 1-1 me Slavian e Pragës, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave europiane. Kjo pasi nuk flitej vetëm për këtë realizim, por Olainka ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë përgjatë 90 minutave.

Prestigjozja spanjolle “Marca” ka shkruar një artikull më në detaje për të përshkruar karrierën e sulmuesit që përjetoj ëndrrën duke i shënuar zikaltërve. Në kryeqendër të saj janë padyshim edhe klubet shqiptare, ku përmendet gjithçka që te ajo ardhja te Bylisi, kontrata e firmosur njëkohësisht me Kukësin dhe Skënderbeun, por edhe dënimin e këtyre të fundit që u erdhi nga UEFA.

“Në vitin 2013 karriera e Olainkës ka pësuar pengesën e parë, teksa ndodhi edhe ai largim nga Bylisi me një kontratë të vlefshme. Në mënyrë që të mos stërvitej më me klubin e tij të vjetër, Olainka luajti në Qipro, që nuk u njoh nga FIFA dhe ku mund të zhvillonte futbollin e tij gjatë asaj kohe.

Kjo punë e mirë bëri që të nënshkruante për një nga ekipet më të mëdha në Shqipëri, Kukësin. Një transferim i diskutueshëm që çoi një pezullim prej katër muajsh asokohe nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi përveç Kukësit, nënshkroi edhe me Skënderbeun, një tjetër ekip madhështor në Shqipëri. Aty përjetoi një episod jo edhe shumë për t’u krenuar, pasi UEFA ka dhënë një nga dënimet më të mëdha, si asnjëherë më parë, me akuzat për trukim ndeshjesh”, shkruan mes të tjerash “Marca”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online