Karriera e Kristiano Ronaldos ka marrë një rrjedhë të papritur së fundmi. Ai që konsiderohet një nga më të mirët në historinë e futbollit kërkon dëshpërimisht ekip për sezonin e rij. Më e veçanta? Të gjithë po e refuzojnë. 5 Topa të Artë dhe Champions në karrierë dhe një mal me gola të shënuar duket se nuk mjaftojnë për të gjetur një skuadër të re.
Ronaldo dëshiron largimin nga Mançester Junajtidi për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por Bajerni, Barcelona, PSG-ja dhe çelsi i kanë thënë “jo“. Tashmë portugezi i vetëofrohet edhe atyre që në karrierën e tij i ka pasur prenë e preferuar. “AS“ ka raportuar se Horge Mendez i ka propozuar Atletiko Madridit transferimin e Kristiano Ronaldos, por duket se bardhekuqtë stepen nga ana ekonomike, duke mos pasur mjaftueshëm para për të sjellë Ronaldon në Madrid. E shkuara mes tij dhe Atletikos ka qenë gjithnjë e mbushur me tension dhe thumbime dhe pak kush mund ta mendonte se CR7 do të kërkonte nga ekipi i Simeones ta bënin pjesë të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/