“I dëshpëruar me Shqipërinë”, Valdet Rama: Të rikthehem në Superiore? Pse jo, aty ka nivel të mirë

Nga Klaudio Ndreca

Valdet Rama erdhi në Superiore për të luajtur me ekipin e Kukësit, por aventura e tij në elitën e futbollit shqiptar nuk zgjati shumë pasi mbërriti te Meppen. Një nga arsyet kryesore për këtë vendim ishte familja e Valdetit që qendronte në Gjermani.

Më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa ka arritur të shënojë gola me aksione individuale. Ndërkohë si kulm të karrierës ky futbollist e ka mbërritjen në La Liga me ekipin e Valladolid. Në intervistën e dhënë për “Fan Zone”, Rama tregon dëshpërimin për faktin se nuk po luan më me Kombëtaren.

“E vazhdoj që të ndjek Superioren. Kukësi ka qenë mirë, por ka gabuar në ndeshje të rëndësishme. Përshembull në ndeshjen ndaj Tiranës nëse do të fitohej, do të ishte një hap i mirë. Për momentin Tirana e meriton vendin ku ndodhet.

Kur erdha në Shqipëri e gjeta nivelin e duhur, por ishte vetëm për pak muaj. Kjo pasi kam familjen në Gjermani dhe doja që të isha këtu. Të vij në Shqipëri me një ekip që kërkon titull kampion? Po pse jo, unë e lë të hapur si mundësi dhe kam gjetur nivel të mirë aty. Përse ika nga Kombëtarja? Po ndeshja e fundit ku kam luajtur ishte ndaj Francës ku ne fituam 1-0. Pastaj kam qenë i dëmtuar dhe u ktheva me sezonin tim më të mirë. Nuk kam pasur ftesë dhe kam qenë i dëshpëruar që nuk ka ndodhur”, tha Rama. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online