“I dashur Shpëtim, hajde pago faturën”, Sinan Idrizi: Po më thoni një lojtar shqiptar që ka ndihmuar, vetëm një?

Nga Klaudio Ndreca

Sinan Idrizi ka zbritur në fushën e lojës, për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta, ashtu siç administratori i Flamurtarit ka bërë gjithmonë. Në një intervistë për “RTSH Sport”, ka prekur tema të ndryshme. Për ta nisur që nga një sygjerim për ta kthyer Superioren me 14 ekipe, e për të vazhduar me ndikimin e Koronavirusit në futboll. Gjithashtu Idrizi i përgjigjet edhe njëherë Shpëtim Gjikës, duke e ftuar që të vijë në klub dhe të mbyll disa fatura të papaguara.

“Në fakt ne nuk do të kërkojmë asgjë që do e humbim në fushën e lojës. Nëse e humbas një gjë në fushë, nuk mund të themi që hajde e ta marrim tani në tavolinë e të përfitojmë. Jo, absolutisht që jo. Unë mendoj që Superiorja të bëhet me 14 ekipe, ndoshta jo tani, por në vitin tjetër.

Ndihmë nga qeveria për futbollin? Është normale të kërkosh, por ta kërkosh i pari është anormale. Futbollistët në Europë janë të gjithë altruistë dhe kanë ndihmuar mesa kanë mundësinë. Nuk po flas vetëm për Ronaldon këtu. Tani ju mua më thoni një futbollist shqiptar që ka trokitur në derën e familjarëve në nevojë për të dërguar ndihma? Më thoni një futbollist që ka thënë që më mjafton kjo paga? Se këtu për të kërkuar janë të parët, por tatimet nuk i paguajnë. Nuk shohin që ka shtresa më të prekura, se janë edhe punëtorët e fushës.

Unë kam edhe një thirrje, i dashur Shpëtim, po ta them miqësisht që ke një faturë të para shtatë viteve e gjysmë me 4 milionë lekë të vjetra te Flamurtari. Të lutem, hajde e shlyeje detyrimin tënd”, tha Idrizi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online