I çuditi të gjithë, reagon drejtori turk: Moldavinë e ndihmoj si trajner, po Vllaznia është afatgjate

Të gjithë janë çuditur ditën e djeshme, kur Moldavia ka zyrtarizuar si trajner, drejtorin turk të Vllaznisë, Engin Firat. Ky i fundit nuk e ka diskutuar ende rrogën me këtë Kombëtare, pasi do të jetë në provë për dy ndeshjet e fundit në grupin e kualifikueseve të Europianit dhe më pas do të vendoset për vazhdimësinë.

Në lidhje me këtë çështje ka ardhur edhe reagimi i Firat për Ermir Vajushin, një person ky që po sjellë një frymë ndryshe në Shqipëri, duke bërë analizat e tij mbi Vllazninë në faqen e tij zyrtare në “Youtube”.

Në bazë të këtij reagimi, Firat shprehet dhe siguron se Moldavinë do ta ndihmojë vetëm në këto dy ndeshje, ndërsa projekti me Vllazninë është afatgjatë dhe do të vazhdojë të jetë drejtori sportiv i klubit shkodran. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online