I bindi në përballjet kundër klubit belg në Ligën e Konferencës, sulmuesi shqiptar kryen vizitat mjekësore me Antwerp-in

Antwerp-i siguroi pjesëmarrjen në turin e tretë të Ligës së Konferencës pas eliminimit të Dritës. Skuadrat barazuan 0-0 në Belgjikë, ndërsa në Prishtinë ishin miqtë ata që fitoi me rezultatin 0-2. Por kualifikimi nuk ishte e vetmja gjë që Antwerp-i mori ndaj Dritës. Klubi nga Belgjika arriti marrëveshjen me Arbnor Mujën.

Ky i fundit nuk arriti të shënonte në dy ndeshjet që ekipet luajtën në turin e dytë të Ligës së Konferencës, por bindi drejtuesit me lojën e tij. “Gazeta Olle” raporton se sulmuesi 23-vjeçar ka udhëtuar sot drejt Belgjikës, ku do i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online