Kristjan Asllani e nisi ndeshjen e sotme nga minuta e parë. Si rrallë herë nën drejtimin e Inzagit, mesfushori shqiptar veshi fanellën e titullarit mbrëmjen e sotme në përballjen me Real Sociedadin. Një ndeshje që nuk po shkon siç duhet për Interin, i cili pësoi një gol që në minutat e para të takimit dhe rrezikoi jo pak herë të pësonte edhe të dytin.
Por pavarësisht se Asllani e nisi përballjen si titullar, ndeshja nuk ka zgjatur shumë për të. Lojtari i Kombëtares shqiptare vazhdon “të vuajë“ mungesën e minutave nga Inzagi, pasi ky i fundit zgjodhi ta largonte nga fusha vetëm 10 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë e ndeshjes. Mbetet për t’u parë nëse Asllani do të aktivizohet më tepër përgjatë këtij sezoni, apo do të kemi një “deja vu“ të një sezoni më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/