I befasoi të gjithë me performancën sot, Mihaj: Nuk ka rëndësi edhe nëse nuk luaj, mjafton që Shqipëria të shkojë në Europian

Shqipëria humbi në Varshavë me shifrat 1-0 ndaj Polonisë. Kuqezinjtë e provuan me të gjitha mënyrat për të dalë me pikë, por nuk ia dolën. Në fund Kombëtarja e Silvinjos e nis me humbje, por duke dhënë shumë shpresë për të ardhmen. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për Supersport:

Mihaj: “Kemi bërë ndeshje shumë të mirë sot. Sigurisht që duhej ta ruanim Leëandoëskin, luan me një nga ekipet më të mira në botë. Ne kemi mbrojtur të gjithë si ekip sot. Unë jam gjithmonë gati për të luajtur. Kam shumë ndeshje në këmbë dhe këtë e tregova sot. Nuk ka rëndësi kush luan. Nëse unë luaj, është mirë për mua, nëse nuk luaj, mjafton që Shqipëria të fitojë dhe të shkojmë në Europian”.

Asani: “Kisha shumë emocione para ndeshjes, lojtarët më thanë që të isha më i qetë. Nëse do ishim më të përqendruar nuk do ta pësonim atë gol. Jemi të gjithë krenar për këtë ndeshje që kemi zhvilluar. Silvinjo më ka folur shumë, është një trajner i madh dhe besoj se do të bëjmë gjëra shumë të mëdha”.

Gjasula: “Ekipi luajti mirë dhe unë u ndieva mirë. Në fund më iku pak fuqia se kisha disa muaj pa luajtur. Më dhemb rezultati, nuk e meritonim të humbisnim sot. Ne i provuam të gjitha, Polonia kishte vetëm një gjysmë rasti te goli dhe një tjetër me Leëandoëskin. Është e vështirë, ne luajtëm mirë dhe ka shumë shpresë për të ardhmen”.

Cikalleshi: “Sot kemi hapur faqe të re. Me shpirtin që kemi treguar sot, besoj se i kemi bërë shqiptarët që të ndihen mirë. Portieri i Polonisë është shumë i mirë dhe nuk na lejoi të shënonim. Kemi sakrifikuar shumë në këtë takim. I pritëm në mesfushë dhe na shkoi mirë. Pësuam një gol nga gjysmë rasti. Përvec atij rasti, Polonia nuk pati ndonjë rast tjetër. Gol nuk na deshi sot, as mua, as Uzuni as Asllanit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online