I akuzoi italianët si dembelë, Immobiles nuk i mbajnë nervat me mjekun: Po ta them nga zemra, kokëk**

Italia është e gjitha në izolim total prej disa ditësh, teksa gjendja nga përhapja e Covid-19 paraqitet ende e rëndë. Por kjo i është dukur si një justifikim për të mos punuar e për të qendruar në shtëpi doktorit Christian Jessen. Ky i fundit i ka akuzuar italianët si dembelë dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit Immobile. Golashënuesi më i mirë i Serie A deri më tani i është kundërpërgjigjur Jessen-it, duke mos e kursyer as fjalorin drejt tij.

“Shko e thuaja këtë të afërmve të njerëzve që kanë vdekur ose atyre që janë duke luftuar me jetën e tyre në spital: Kokë k**! Po ta them nga zemra: Vafsh në djall!”, ka qenë reagimi i Ciro Immobile, që nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e doktorit Christian Jessen./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online