Daniel Hysaj dhe Esmeraldo Kondaj kanë përfunduar përpara kohe bashkëpunimin e tyre me Taranton. Është vetë klubi italian ai ai i cili ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Instagram” se ka ndërprerë në mënyrë të dyanshme kontratën me dy lojtarët shqiptarë.
“Shoqëria Taranto Football Club 1927 njofton se ka zgjidhur në mënyrë konsensuale marrëdhënien kontraktuale me lojtarët Esmeraldo Kondaj dhe Daniel Hysaj”, ka njoftuar klubi Taranto. Skuadra italiane renditet në vendin e 7 në Grupin C të Serisë C./Sport Ekspres/