Hysaj flet pa frikë për kampionët e botës, media franceze: Fryn gjoksin përpara përballjes!

Elseid Hysaj ka dhënë deklaratën e parë në mediat franceze pas mbërritjes së Kombëtares së Shqipërisë, atje ku do të zhvillojnë në datën 7 shtator edhe takimin për kualifikueset e Europianit. Asnjë frikë e vetme për mbrojtësin shkodran, që shprehet se udhëtimi i kuqezinjëve nuk do të jetë thjesht për turizëm.

“Ne duam të kemi rezultat të mirë, nuk kemi ardhur për të humbur. Franca është Franca, por unë jam i sigurt se në këtë grup dhe me trajnerin që kemi do të tregojmë vlerat tonë. Pikët, një ose tre, të luajmë mirë dhe të pozicionohemi në fushë. Ne ndoshta të gjejmë përballë nesh një skuadër të fortë, por edhe Shqipëria mund të fitojë”, u shpreh mbrojtësi i Napolit.

Pikërisht këto fjalë, “Rmcsport” ka zgjedhur t’i interpretojë në këtë mënyrë: “Kapiteni i Shqipërisë, Hysaj, fryn gjoksin përpara se të përballet ndaj Francës”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *