Fitore shumë e rëndësishme e Napolit, që sot ka fituar 1-0 në stadiumin ‘Azzurri d’Italia’ të Bergamos, duke u konfirmuar në krye të Serisë A. Një sukses i merituar për skuadrën e drejtuar nga Sarri, që ka shfrytëzuar më të miri mundësitë që ka krijuar, duke shënuar në minutën e 64-t me të zakonshmin Dris Mertens.
Grandissimi 3 punti contro una squadra che ci mette sempre in difficoltà e in un ambiente “caldino”!! Non si molla ragazzi!! Testa bassa e lavoro!!???? pic.twitter.com/vETu9dyzCj
— Pepe Reina (@PReina25) January 21, 2018
Atalanta luajti një ndeshje të mirë, me presion konstant në mesfushën e Napolit, por nuk gjeti hapësira përballë mbrojtjes së kujdesshme napolitane, ndërkohë që Kajehon, Mertens e Insinje kërcënonin në kundërsulm.
Paraqitje mjaft pozitive për Elseid Hysajn (6,5), që pati shumë punë në fazën mbrojtëse, por nuk bëri asnjë gabim, ndërkohë që me notë të lartë u vlerësua edhe Etrit Berisha (6,5), autor i një pritjeje të shkëlqyer ndaj Kajehonit, edhe pse u thye nga goli që vendosi ndeshjen.