Hysaj-Berisha përballë, njëri mungon sot

Ndryshe nga tradita në Itali nuk njohin pushim në ditët e ndërrimit të viteve dhe pas ndeshjeve të kampionatit luajtur në fund të dhjetorit, sot nisin ndeshjet e kupës.

Napoli do të presë Atalantën në çerekfinale dhe është një derbi i vogël shqiptar, mes Elseid Hysajt dhe Etrit Berishës, lojtarë kyçë të Shqipëria dhe në klubet përkatës.

Berisha kthehet titullar, pas pushimit në ndeshjen e fundit në kampionat, kundër Kaliarit, humbur 2-1.

E kundërta për Hysajn, sepse trajneri Sarri do t’i japë pak pushim mbrojtësit shkodran. Hysaj ka qenë ndër lojtarët më të aktivizuar këtë sezon, se fundi edhe në të majtë si pasojë e dëmtimit të Gulamit, por sot do të qëndrojë në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *