Hyri në minutën e 56 kundër Udinezes, vlerësimi për kapitenin e Shqipërisë U-21: Hyri mirë në lojë, e trajtonte topin me saktësi

Një tjetër futbollist shqiptar “po lind” në Serinë A. Kapiteni i Shqipërisë U-21, Medon Berisha, po merr më shumë hapësira te Lecce në fundin e këtij sezoni, me ndërrimin e trajnerit. Në ndeshjen e Lecce kundër Udineze, Berisha hyri në lojë në minutën e 56.

Vlerësimi për të ka qenë pozitiv, vecanërisht nga “PianetaLecce”. “Hyri mirë në fushën e blertë, e trajtonte topin me saktësi dhe shkëputej në mesfushë”, thuhet për Medon Berishën. /Sport Ekspres/