“Hungaria më ka ndihmuar që të vij te Kombëtarja”, Prenga rikthehet pas disa vitesh: Mësoj nga Gjimshiti dhe Kumbulla

Shqipëria do të përballet ndaj Spanjës në transfertën iberike. Para këtij takimi, në konferencën për shtyp kanë dalë dy lojtarë të tjerë të Kombëtares, Prenga dhe Broja. Sulmuesi i Southampton është shprehur se kuqezinjtë synojnë fitoren ndaj Spanjës, ndërsa më herët ka luajtur ndaj dy qendër mbrojtësave të tyre.

Jemi gati fizikisht si ekip. E dimë që do të jetë e vështirë me Spanjën, jemi duke u stërvitur mirë dhe shpresojmë me fitore ndaj iberikëve. Kam luajtur kundër dy mbrojtësave të Spanjës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata janë mirë, por edhe nuk jemi pas kemi kualitet. Jam rritur më shumë si djalë, kam mësuar më shumë te Sauthemptoni. Duhet të vazhdoj kështu përpara për të luajtur për ekipin dhe për vete.

E prisja dhe nuk e prisja që ta nisja kështu në Premier Ligë, besoja që do të ecte mirë sepse isha me këmbë në tokë. Ka ende dy muaj për të përfunduar sezoni dhe shpresojmë që të eci në këtë gjendje. Kam suportin e tifozëve shqiptarë, në Angli apo ku do ndodhet i falënderoj që më mbështesin. Si grup duke marrë rezultatet prej ndeshjeve dhe eksperiencave prej tyre kemi shanse të shkojmë në Europian dhe në Botëror.”, tha Broja.

Ndërkohë Herdi Prenga është kthyer në Kombëtare pas disa vitesh, teksa aktivizohet me Kisvardën në Hungari. “Minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të vij këtu me Kombëtaren. Aty jam paraqitur mirë. Kumbulla dhe Gjimshiti janë lojtarë që luajnë në një kampionat më të fortë në botë. Kanë eksperiencë dhe kualitet, besoj se mund të mësoj shumë nga ta”, tha Prenga. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *