“Hungaria është poshtë nesh”, analiza e Jupit për grupin e Shqipërisë: Polonia nuk është “mostër”, hiqni Anglinë

Redi Jupi ka bërë një analizë të grupit kualifikues të Botërorit që ka Shqipëria ku ashtu si edhe Altin Lala kanë dalë në përfundimin se vendi i tretë nuk do të ishte mbyllja e detyrës më minimale për kuqezinjtë, ndërsa suksesi i vërtetë do të jetë vetëm vendi i dytë.

“Kam parë një emision në Angli atje ku tregonin se janë lënë shumë jashtë listës nga Southgate, shumë futbollistë të tjerë të njohur. Me ata lojtarë bëhej një listë më vete që mposhte një pjesë të madhe të Kombëtareve në Europë.

Me këta kundërshtar ne nuk mund të krahasohemi dot. Kjo nuk do të thotë se duhet të futemi në fushë si të mbaruar dhe se do të pësojmë nga 4-5 gola. Por Anglia është kalibri tjetër. Nga krahu tjetër Polonia nuk është “monstër”. Duke hequr Levandovskin, pjesa tjetër e lojtarëve nuk janë të papërballueshëm.

Hungaria është poshtë nesh me cilësitë e lojtarëve, këtë duhet që ta kemi të qartë. Vendi i tretë në këtë grup duhet të jetë i yni, vetëm vendi i dytë do të ishte sukses dhe përtej pritshmërive tona”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *