Humori i Ramosit me djersën, Firmino i kthen një përgjigje të fortë

Ditët e fundit është folur shumë për dëmtimin e pësuar në finalen e Champions League nga portieri u Liverpulit Loris Karius, i cili u përplas me Sergio Ramos dhe pas kontrolleve mjekësore në Amerikë ka rezultuar se tronditja e pësuar në tru mund të ketë qenë e tillë që ka ndikuar në rendimentin e portierit.

Pas deklaratave të mjekëve amerikanë, erdhi reagimi ironik i Ramosit: “Në fillim thanë që dëmtova Salah, tani flasin për Karius. Tani pres që të thonë që një pikë djersë e imja ftohu Firminon”.

Sulmuesi brazilian nuk reagoi, por sot u shfaq para gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp nga vendgrumbullimi i kombëtares braziliane.

Natyrisht, Firmino u ngacmua për deklaratën e Ramosit dhe tentoi të shmangte argumentin, por më pas lëshoi një batutë të hidhur: “Preferoj të mos komentoj. Besoj se Ramos ka të drejtë, sepse doli kampion dhe fituesi ka të drejtë. Për mendimin tim, ai tha diçka idiote, por nuk ka problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *