Humbjen me Dortmundin e kalojnë me festë, yjet e PSG-së përfundojnë në shfrenim dhe pa bluze

Humbja në mesjavë ndaj Borusias së Dortmundit në fazën me eleminim direkt të Champions League nuk i ka pengaur lojtarët e PSG-së të festojnë. Yje të ekipit parisien janë parë të shfrenohen nën ritmet e muzikës, teksa janë duke festuar. Arsyeja ishte një ditëlindje e trefishtë, teksa Ikardi, Di Maria dhe Kavani kishin vendosur që të organizonin një festë të përbashkët.

Megjithëse për Kavanin dhe Di Marian dita e lindjes do të ishte 14 shkurti, ndërsa për argjentinasin Ikardi do të ishte data 19,  ndeshja me gjermanët duket se ka sjellë në shtyrjen e festës për në mbrëmjen e djeshme. Muzika dhe alkooli i kanë shoqëruar përgjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa lojtarët e gjigantëve francez shihen të dëfrehen të lumtur dhe pa limite, duke harruar kështu atë disfatë ndaj Dortmundit në Champions League./Sport Ekspres/

https://twitter.com/RousieforValu/status/1230859120636506112

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *