Një humbje që shqetëson shumë për Skënderbeun para nisjes së sezonit të ri. Korçarët kanë pasur shumë largime në organikën e tyre pas daljes së vendimit përfundimtar që i lë të dënuar në Europë.
Ndërkohë në miqësoren e zhvilluar ndaj Dritës te “Tropikali” kanë humbur në shifrat 1-4. Vetëm një gol nderi i ardhur nga penalltia, ndërsa kampionia e Kosovës ka dominuar takimin duke kaluar në avantazhin e thellë me katër gola të shënuar falë Fazliut, Rexhës, Haxhimusës dhe Vucajt.
Një sinjal alarmi ky për Skënderbeun, që nën drejtimin e Dajës në sezonin e fundit i doli të gjithëve nga pritshmëria për mirë. Korçarët ishin konkurrues në çdo takim, madje duke i marrë pikë të vyera edhe ekipeve pretendente për titullin kampion. Por si do të jetë Skënderbeu i këtij sezoni? Mbetet të shihet…. /Sport Ekspres/