Pak më parë janë mbyllur tre ndeshjet e Kategorisë së Parë, të fundit për vitin 2024. Në këto takime ka pasur më shumë emocione te përballja mes Besës dhe Apolonisë, e mbyllur në shifrat 0-2. Një rezultat befasues pasi Besa ka humbur në shtëpi me shifrat 0-2 ndaj Apolonisë. Maksuti shënoi golin e parë në minutën e 75, ndërsa Umejiego vendosi historinë në të 95.
Nga krahu tjetër Pogradeci dhe Vora kanë barazuar në shifrat 1-1. Ruzgis shënoi në të 79, ndërsa vendasit barazuan me Beckën në fund. Kastrioti dhe Erzeni e kanë mbyllur ndeshjen në shifrat 2-1, Ajazi dhe Hoxha shënuan për Kastriotin, ndërsa Bespallov realizoi për Erzenin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/