Humbja ndaj Real Madridit, me pasoja të rënda për PSG

Dukej sikur kishte gjithçka në favor të PSG për t’i dhënë një goditje eleminatores dhe për të rrëzuar përfundimisht kampionin aktual. Sezoni i deritanishëm, i shkëlqyer me plot fjalë, i bënte të buzëqeshur lojtarët e Emery. Pa dyshim, goleada e pësuar nga Real Madridi, u ka prishur buzëqeshjen dhe ka provokuar shumë tension në skuadrën Pariziene, që në këto momente po vlon nga mllefi. Emery është vënë në pikëpyetje, Cavani i bezdisur nga zëvendësimi i tij, Di Maria dhe Thiago Silva të mërzitur me lënien në stol (dhe bashkëshortet e tyre sulmojnë trajnerin në rrjetet sociale), Rabiot sinjalizon bashkëlojtarët e tij, mediat Franceze kundër ekipit dhe klubi që bën qesharakun duke u futur në polemika me deklarata për vendimet arbitrale, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak UEFA-s.

Emery, i vënë në pikëpyetje

Tekniku del shumë i prekur nga sfida në Bernabeu. Goleda i ka shkaktuar shumë dëme dhe e ka vendosur në fokusin e të gjithëve. Ka pësuar 9 gola nga vizitat që ka bërë në Camp Nou sezonin e shkuar dhe dje në Bernabeu, diçka që përafron një tjetër eleminim. Zëvendësimi i Cavanit, një tjetër problem për teknikun.

Cavani, Thiago Silva dhe Di Maria, të shqetësuar me teknikun

Ndeshja ndaj Real Madridit nuk la pa shkaktuar dëme të mëdha edhe në vet lojtarët Parizien. Lënia në stol e Di Marias, njëri nga lojtarët më në formë të ekipit dhe fakti që nuk luajti asnjë minutë, vetëm se ka ndezur akoma më tepër gjakrat. Gruaja e ish-Madrilenit madje ka shkuar deri në atë shkallë sa e ka kritikuar publikisht teknikun. ”Sforcoja jote + puna ekstra + golat e tu + asistimet e tu + momentet e tu = NË STOL. Por ata që nuk kuptojnë asgjë nga futbolli, jemi ne femrat..”, shkruan Jorgelina Cardoso në twitter. Një postim kundër Emery të cilit poashtu i bashkohet edhe gruaja e Thiago Silvas, një tjetër lojtarë që u desht të qëndroje në stol. Lista e të acaruarëve kompletohet me Cavanin, të cilit nuk i pëlqeu asapk zëvendësimi në minutën e 65.

Rabiot, fajëson dhe del kundër bashkëlojtarëve

Rabiot nuk u përmbajt aspak në fund të ndeshjes dhe nxori të gjithë mllefin e tij pas rezultatit të marë në Madrid. Nuk i interesoi madje as që dilte kundër bashkëlojtarëve. ”Jam shumë i mllefosur. Është mirë të shënosh 8 gola ndaj Dijon, por është në këto ndeshje kur duhet të bëjmë diferencën,” u shpreh ai.

Një çështje që meret si evidencë edhe nga UEFA

PSG kritikoi rëndë arbitrin e takimit. Emery dhe presidenti i klubit, Al Khelaifi, ngritën zërin në mënyrë të unifikuar. Diçka që nuk i ka pëlqyer UEFA-s. ”Arbitri ka ndihmuar Real Madridin me gabimet e tij,” thoshte presidenti. ”Ka marë vendime që qartësisht na kanë dëmtuar,” u shpreh tekniku.

Mediat Franceze, të ashpra me Emery dhe ekipin e tij

Mediat Franceze drejtohen me kritika për PSG. L’Equipe sulmon Emeryn, duke kritikuar zëvendësimet e tij dhe qëndrimin e skuadrës që humbi solidaritetin. Poashtu vendos në pikëpyetje ‘mungesën e ndërlidhjes së teknikut’ me një treshe që kushton ‘500 milion euro’. ‘Le Parisien’ e cilëson humbjen si një ‘teh të kristalit’ që PSG nuk do e thyeje në kompeticionet Europiane, ‘një trofe të cilin është i dënuar t’a admiroje, por jo t’a fitoje”. ”Real Madridi kryqëzon PSG”, shkruan ‘Le Figaro’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online