Odise Roshi ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë me Anglinë që do të zhvillohet në Wembley. Humbja e fundit që u pësua ndaj Polonisë ka ndikuar shumë edhe në aspektin moral të lojtarëve.
“Të gjithë e dimë se me Anglinë është shumë e vështirë, e dimë kualitetin e tyre. Të themi do fitojmë? Nuk mund ta themi, se gjithmonë kështu kemi thënë. Por do të shkojmë në Wembley për të dhënë maksimumin tonë. Me çfarë note do e vlerësoja këtë Shqipëri? Me notën 8”, tha Roshi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/