“Humbja me Anglinë do të jetë mësim, mos harroni kundër kujt luajtëm”! Hysajn: Andorra është ekip që të bezdis

Elseid Hysaj ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Andorrën. Futbollist i Lacios ishte krah trajnerit Reja, ku ka diskutuar edhe humbjen e fundit ndaj Anglisë, që erdhi me shifrat 5-0. Mbrojtësi shkodran kërkon vëmendjen maksimale pasi Andorra është një ekip që të bezdis me mënyrën e lojës dhe mund të hapi telashe.

“Ishte një humbje vërtetë e rëndë por nuk duhet të harrojmë që luajtëm ndaj Anglisë, një kundërshtari që ka në përbërje lojtarë të kalibrit të lartë botëror, gjithsesi kjo humbje do të na shërbejë si një mësim për t’u ringritur. Historia na thotë që Andorra është një ekip që bezdis të gjitha skuadrat dhe nuk është e lehtë të përballesh. Por ne gjatë këtyre viteve jemi rritur, jemi përmirësuar, jemi një skuadër më e fortë se më parë.

E dimë që Andorra është një ekip i rrezikshëm, por ne do të hymë në fushë për të fituar. Vendi i 3-të është një pozicion i mirë për ne, e kemi vendosur disi në rrezik por gjithsesi besojmë që do ta mbyllim grupin me 18 pikë. E kemi vlerësuar maksimalisht Andorrën dhe do të kërkojmë 3 pikët në këtë sfidë”, tha Hysaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online