“Humbisja derbin se luaja me Partizanin”, Gjergji Muzaka kujton të shkuarën: Ishte Tirana më e mirë

Gjergj Muzaka është një prej atyre futbollistëve që e ka përjetuar derbin e Superiores me të dyja fanellat, atë të kuqe dhe bardheblu. I ftuar në “Sport Time” që transmetohet në “Supersport”, Muzaka është shprehur se shumë derbi në karrierën e tij i ka humbur për shkakun se ishte pjesë e Partizanit dhe kundër Tiranës më të mirë të të gjitha kohërave. E sigurisht që nuk mund të mungonte shprehja që e ka shoqëruar përgjatë karrierës me tifozët që kishin gjithmonë një ultimatum: “Nuk ka problem, mos e fitoni kampionatin, por fitoni derbin”.

“Derbi fillon që në nisje të javës dhe ka shumë atmosferë, tërësisht ndryshe nga të tjerët. Këtu nuk ka favorit në derbi. Në kushte të zakonshme e gjithë vëmendja përqëndrohet në shkallët e stadiumit dhe fitohet nga ana e tifozëve. Është si një fuçi baruti që është gati për të shpërthyer. Por gjithsesi kjo është ndeshja e parë derbi dhe jemi ende në javën e gjashtë. Ka ende shumë rrugë përpëra. Ata që nuk e kanë luajtur këtë ndeshje nuk mund ta kuptojnë dot magjinë që përjetohet. Unë në fakt kam shijuar çdo derbi, megjithëse për fatin tim të keq më shumë kam humbur se kam fituar. Gati 8 vite kam humbur se luaja me Partizanin kundër Tiranës më të mirë të të gjitha kohërave. Kur shkova te Tirana, Partizani na hapte më shumë punë se të gjithë, pavarësisht se ra nga Kategoria. Në karrierë më ka shoqëruar edhe ajo shprehja që humbni kampionatin, por jo derbin”, u shpreh Muzaka.

Më pas një nga figurat e njohura që ka dhënë shumë në futbollin shqiptar ka prekur disi edhe formën që po kalojnë ekipet në Serinë A. “Unë jam një tifoz i Milanit, kam qenë tifoz i çmendur i Milanit më parë. Kemi pasur shumë periudha të vështira si ekip, por përkrah Juventusin vetëm për një gjë të thjeshtë. Pasi mori gjithë atë goditje të madhe nga Calciopoli, presidenti dha një deklaratë të bujshme: “Do e fitojmë kampionatin për 10 vite me radhë që të mos quhet më Serie A por Lega Juventus”. Tani kanë fituar 9 herë kampionatin dhe janë për t’u përgëzuar për mënyrën sesi janë ngjitur”, tha Muzaka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online