Humbi nga Ukraina me 28% posedim, trajneri i Spanjës: Topi nuk donte që të hynte, nuk e di sa raste…

Nga Klaudio Ndreca

Pas një humbje në shifrat 7-1 ndaj Francës, Ukraina kthehet për të fituar në shifrat 1-0 ndaj Spanjës. Kjo ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Ligën e Kombeve dhe brenda pak ditësh, por çudia nuk mbaron me kaq. Ukraina ka arritur të fitojë me vetëm një goditje në portë dhe me 28% në mbajtjen e topit, duke shfrytëzuar të vetmin shans që u krijua në 90 minuta. De Gea do të gabonte me pozicionimin dhe kishte dalë nga porta duke mos mbajtur vendin e tij, pasi qëndroi si tifoz deri në momentin e golit.

Nga ana tjetër trajneri i Spanjës, Enrique, nuk zgjodhi që ta shpallte fajtor publikisht dhe e ka marrë në mbrojtje portierin. Ndërkohë kur flitet për rezultatin negativ ndaj Ukrainës, gjithçka arsyetohet duke treguar fatin që nuk ishte në krahun e miqëve, me topin që “nuk dëshironte” të hynte në rrjetën e kundërshtarit.

“Ideja ime që kur kam fillur si trajner është tipike që të mbizotërosh rivalin gjatë gjithë lojës dhe në fund tregohet nëse ke bërë një punë të drejtë ose jo. Rezultati nuk më ngatërron fare në këtë pjesë, vazhdoj me të njëjtin besim te ekipi.

Nuk e di numrin e rasteve që kishim, nuk di se çfarë të shoh tjetër. Jam i kënaqur nga këta lojtarë dhe kemi një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve. Sot duhet ta pranojmë që topi nuk donte që të hynte në rrjetë. Kemi qenë pafundësisht më të mirë sesa Ukraina. Gafa nga De Gea? Shikoni, e padrejtë që t’ia lë fajin vetëm portierit, ne mbrojmë me 11 futbollistë”, ka thënë Enrique. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *