Humbi ndeshjen në Lituani, Daja tregon arsyet e eliminimit: Na penalizoi barazimi i parë, ishte distancë e madhe gjeografike

Pas Tiranës, një tjetër skuadër shqiptare pëson humbjen në kualifikueset e Uefa Champions League. Kampionët e Superligës së Kosovës, Ballkani u eleminua nga Zalgiris, duke pësuar një disfatë 1-0 në Lituani. Trajneri Ilir Daja fajësoi barazimin 1-1 në ndeshjen e parë në Kosovë, i cili sipas tij ndikoi në eleminimin nga kompeticioni më i rëndësishëm në Europë. Përveç të tjerave, ish trajneri i Skënderbeu deklaroi se lojtarët nuk ishin përshtatur me terrenin e largët, duke mos dhënë maksimumin në fushë.

“Unë do të thoja që në këto 180 minuta, ajo që na panalizoi më shumë ishte rezultati i ndeshjes së parë, ku shansi nuk ishte me ne sepse kemi krijuar jashtë mase shumë situata para portës dhe ndoshta me një rezultat pozitiv të ndeshjes së parë mund të ishim më të qetë këtu. Dihet që vështirësia qëndron në përshtatjen kur ka lëvizje të mëdha gjeografike nga Kosova, ashtu siç e kishin problem lojtarët e Zalgiris me përshtatjen në Kosovë, atë problem e kishim edhe ne këtu. Ajo ndeshje e parë duhet të ishte një ndeshje me dy apo tre gola diferencë që mund të na jepte njëfarë qetësie në ndeshjen e dytë”, u shpreh Daja./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *