Porto befasoi Arsenalin në minutat e fundit të sfidës. Galenua shënoi në minutën e 4-t të kohës shtesë për t’i dhënë fitoren 1-0 skuadrës Portugeze. Trajneri i Arsenalit është ankuar pas përfundimit të ndeshjes për numrin e lartë të goditjeve të dënimit të dhëna nga arbitri. Megjithatë, Arteta thotë se ekipi i tij do të mësojë nga kjo përballje në mënyrë që të arrijë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, që do të luhet në Londër.
“Nëse duam që të jemi në çerek-finale, atëherë duhet të mundim kundërshtarin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë në “Emirates”. Ne nuk mund të preknim askënd, sepse gjithçka ishte një goditje dënimi. Do të mësojmë nga kjo, të përgatitemi më mirë dhe t’ja dalim”, ka thënë Mikel Arteta./Halit Deliashi-Sport Ekspres/