Humbi edhe derbin personal me Lukakun, Kessie: Ja çfarë na tha Ibrahimoviç pas ndeshjes

Milano sot u vesh zikaltër, teksa Interi mposhti Milanin me shifrat 3-0. Një humbje që rëndon dyfish jo për Zllatan Ibrahimoviç, i cili ka humbur edhe derbin e tij personal me Lukakun, me këtë të fundit që shënoi golin e 3-të të takimit.

Por një lojtar si i Ibra nuk dorëzohet kurrë dhe mban gjithmonë besimin lart në vetvete. Të njëjtën gjë është munduar t’ua përcjellë edhe shokëve të tij të skuadrës pas ndeshjes. Kessie zbulon për “Sky Sports” fjalët që suedezi u ka thënë në dhomat e zhveshjes, duke u munduar ti motivojë për vazhdimin e kampionatit.

“Më vjen keq për tifozët tanë që na kanë ngarkuar në çdo mënyrë, sot nuk shkuan mirë por nuk duhet të dorëzohemi. Ne kemi nevojë për të ngritur nivelin për të vazhduar rrugën tonë të filluar në vitin 2020. Ibra na tha që futbolli është kështu. Kur humbet lëndohesh, por ne duhet të ngremë kokën për të vrapuar përsëri shpejt, sepse ka akoma shumë ndeshje për të bërë”, ka thënë Kessie./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online