Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve në këtë sezon, duke triumfuar sot edhe derbin me Espanjolin. Ekipi i Hansi Flikut ka fituar me shifrat 3-1, në një përballje që u vendos që në pjesën e parë të lojës. Trajneri i Espanjolit ka thënë pas ndeshjes se të gjithë prisnin që ekipi i tij të pësonte 8 gola ndaj Barcelonës, por lojtarët treguan fytyrën e tyre në pjesën e dytë dhe shmangën goleadën.
“Mendoj se të gjithë prisnin që ata të na shënonin 8 gola sot, por ne treguam fytyrën tonë. Bëmë gabime, reaguam në pjesën e dytë dhe duhet të kuptojmë se nëse do të kishim garuar në të njëjtin nivel përgjatë gjithë ndeshjes, ndeshja do të kishte qenë shumë ndryshe. Do të jetë e vështirë për ne që të fitojmë ndeshjet, siç është për të gjithë, por kjo është mënyra për të ecur përpara: të garojmë si kafshë dhe të shtyjmë përpara si në pjesën e dytë”, ka deklaruar Manolo Gonzalezi./Sport Ekspres/