Kosova është mposhtur sot me rezultatin 0-3 nga Rumania. Pritshmëritë për dardanët në këtë përballje ishin të larta, teksa edhe mbështetja e tifozëve nuk mungoi në shkallët e “Fadil Vokrrit”. Sigurisht që kritikat nga opinioni sportiv ishin të mëdha pas kësaj humbjeje, por trajneri i përfaqësueses së Kosovës zgjodhi t’i shmangte ato.
Franko Foda refuzoi të ballafaqohej me gazetarët pas përfundimit të ndeshjes. Kreu i pankinës së Kosovës nuk u shfaq në asnjë intervistë apo konferencë për mediat. I vetmi që u paraqit përpara kamerave ishte kapiteni Amir Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/