Reparti i mbrojtjes së Kombëtares shqiptare vazhdon të vujaë prej dëmtimeve. Pas Gjimshitit, Kumbullës dhe Ismajlit, edhe Veseli ka të njëjtin fat. Futbollisti shqptar ka pësuar një lëndim të ligamenit lateral të gjurit të majtë.
Veseli ka shmangur më të keqen, atë të nënshtrimit të një operacioni. Megjithatë koha që do i duhet për tu rekuperuar është plot një muaj e gjysmë. Në këto kushte, Veseli do të humbasë miqësoren e luksit që Shqipëria do të zvillojë në nëntor kundër Italisë, si takimin kundër Arabisë Saudite në fund të këtij muaji./Halit Delibashi-Sport Ekspres/