Atalanta humbi ndeshjen finale ndaj Villarealit me rezultatin 2-3, duke humbur kështu mundësinë për tu kualifikuar në fazën me eleminim të Uefa Champions League. Skuadra nga Lombardia e nisi mjaft keq sfidën, duke pësuar 3 gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë djemtë e Gasperinit shënuan 2 herë, por nuk arritën të përmbysnin sfidën. Mbrojtësi i Atalantës, Toloi deklaroi se grupi ishte mjaft i vështirë dhe vazhdimi në Europa League nuk është dështim.
“Ishte ndeshje e vështirë. Në golin e parë e kishim topin dhe bëmë një gabim. Në pjesën e dytë kishim shance të arta, por fatkeqësisht nuk mundëm të fitonim. Ka akoma shumë për të luajtur, Europa League nuk është diçka e vogël për ne. Kjo ndeshje na la shije të hidhur, por duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Skuadra është duke bërë mirë dhe duhet të jemi me kokën lart.” – u shpreh Toloi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/