Humbën ndeshjen me Gjerogjinë për “derbin“ në La Liga, Uzuni dhe Balliu sfidojnë njëri-tjetrin në kampionat

E diela kthen përsëri lojtarët shqiptarë në aksion. Vëmendja shkon e gjitha në Spanjë, ku Granada dhe Rajo Vajekano përplasin brirët me njëra-tjetrën. Një sfidë kjo që rezervon edhe një derbi shqiptarësh. Myrto Uzuni dhe Ivan Balliu humbën ndeshjen me Gjeorgjinë pak ditë më parë, teksa lanë grumbullimin me Kombëtaren pas ndeshjes me Spanjën për t’u përgatitur për ndeshjen e kampionatit me ekipet e tyre respektive.

Një sfidë e rëndësishme kjo për të dyja ekipet, që matematika i vërtit në vorbullën e mbijetesës. Kështu, Myrto Uzuni dhe Ivan Balliu sfidojnë njëri-tjetrin në javën e 30 të La Ligas, ku do të provojnë me çdo kusht fitoren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *