Bajerni i Mynihut është mposhtur sot me rezultatin 3-2 në transfertën kundër Bohumit. Një humbje që ka lënë një shije të hidhur te klubi bavarez, ku tashmë po diskutohet edhe shkarkimi i Tomas Tuhelit. Trajneri ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it pas përfundimit të ndeshjes, duke u shprehur se humbja e sotme ishte e padrejtë. Sipas tij, Bajerni e dominoi ndeshjen dhe e pësoi humbjen nga hiçi.
“Humbja sot nuk ishte e drejtë, shumë gjëra shkuan kundër nesh. Kishim katër, pesë, gjashtë raste top-klas. E dominuam tërësisht lojën dhe në të vërtetë shkuam pas nga hiçi. Nëse do ta kishim luajtur këtë ndeshje 5 herë të tjera, do ta kishim fituar në të 5-ta herët. Nuk i fajësoj lotjarët”, ka deklaruar Tomas Tuheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/