“Humba një mik fëmijërie”, trajneri i Italisë: Mezi po pres të këndojmë himnin në futboll, do të jetë dridhëruese

Italia është ende nën kthetrat e Koronavirusit, që vazhdon të marrë shumë jetë njerëzish në shtetin fqinj. Fatkeqësisht gjendja është e rënduar dhe nuk po sheh ende përmirësim, përkundrazi, numri vetëm sa po vazhdon që të rritet.

Ndërkohë trajneri i Italisë, Mancini, është shprehur se ka humbur një mik të fëmijërisë nga COVID-19. Gjithashtu me padurim pret që të rikthehen në futboll dhe të këndojë himnin e Italisë përpara takimit.

“Një mik i imi e humbi betejën, ka luajtur futboll me mua që fëmijë. Imazhet e ushtarëve që transportonin kufomat në Bergamo, ishin një grusht në fytyrë. Askush nuk ishte gati për këtë ferr. Të mendosh pastaj që njerëzit vdesin se nuk ka shtretër në reanimacion është absurde, e papranueshme. Të gjithë ata do të kishin merituar që të ishin tani duke pritur për Europianin. Ne do të përpiqemi që ta kalojmë këtë gjendje dhe unë mezi po pres atë momentin e himnit, do të jetë emocion drithërues dhe shumë i fortë”, tha Mancini. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online