“Humba 4 muaj karriere te Fulham”! Broja: Duket budallallëk, por te Chelsea do kisha më shumë minuta

Armando Broja ka folur për herë të parë sa i përket eksperiencës së hidhur te Fulham. Sulmuesi shqiptar është shprehur se do të kishte marrë më shumë minuta te Chelsea sesa te skuadra ku u dërgua në huazim.

“Të gjitha mendimet kalojnë nëpër kokën tuaj: ‘Kam humbur katër muaj të karrierës sime vetëm duke u ulur në stol dhe duke u stërvitur. Mund të isha në Chelsea për katër muaj dhe të luaja më shumë (se kaq)’.  E di që duket budallallëk, por ky është futbolli”, tha Broja. /Sport Ekspres/