Florian Kamberi është gati që të ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm për karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar u huazua nga Hiberniani te Rangersi, atje ku do të arrinte që të linte menjëherë gjurmë dhe të fitonte dashurinë e tifozëve.
Madje edhe trajneri Steven Gerrard do të mbetej i mahnitur pas tij, ndërsa sa herë që fliste për cilësitë e lojtarit të Kombëtares, vlerësimet ishin nga më të lartat. Por me rënien e Koronavirusit dhe ndalimit të futbollit, gjërat nisën të ndryshonin.
Rangersi nuk ka vendosur që të blejë përfundimisht kartonin e Kamberit, për ta kthyer sërish te Hiberniani. Gjithsesi sipas “Daily Record”, një ofertë zyrtare ka mbërritur për sulmuesin. Bëhet fjalë për ekipin anglez të “Championship”, Hull, që e ka bërë lëvizjen e parë në këtë transferim. /Sport Ekspres/