Ish-trajneri i Anglisë, Roj Hoxhson ka marrë drejtimin e Kristal Palasit vetëm dy ditë pas largimit të Frenk de Bur. Klubi londinez ka bërë me dije se ka nënshkruar me Hoxhson për 2 sezone.
Lajmin e ka dhënë vetë shefi i klubit Stiv Parish, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Një mirëseardhje e ngrohtë te Kristal Palasi për Roj Hoxhson.”
Frenk de Bur u bë trajneri i parë në Premier i shkarkuar në këtë sezon, teksa ai qëndroi vetëm 77 ditë në krye të shqiponjve të Londrës.
Nëse De Bur thuajse vendosi rekord për shpejtësinë e largimit, Hoxhson e ka vendosur realisht një rekord, sepse në moshën 70-vjeç e 34-ditë bëhet trajneri më i moshuar që emërohet në stolin e një klubi të Premier Ligës Angleze.